Algjeria përballet me Austrinë në ndeshje vendimtare

0%

Shpërndaje në: Algjeria do të përballet me Austrinë në Kansas City, në ndeshjen shumë të rëndësishme të Grupit J. Vëmendja do të jetë edhe në duelin tjetër të grupit, aty ku Lionel Messi luan me Argjentinën. Argjentina përballet me Jordaninë dhe pritet shkëlqimi i radhës i superyllit argjentinas që ka pesë gola në dy ndeshje.

Të dyja këto ballafaqime luhen në orën 4 të mëngjesit të së dielës, sipas kohës në Kosovë. Argjentina e ka siguruar avancimin në fazën nokaut të Botërorit. I ka gjashtë pikë. Në vendin e dytë e të tretë janë Austria dhe Algjeria me nga tri pikë. Jordania e fundit është pa pikë dhe është eliminuar tashmë.

Austria dhe Algjeria kanë mundësi të avancimit tutje nëse barazojnë, pasi do të shkonin në kuotën e katër pikëve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha