Aktakuzë ndaj dy ish-inspektorëve të ATK-së në Gjakovë për marrje

0%

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj dy ish-inspektorëve të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), me inicialet D.N. dhe E.Q., nën dyshimin për veprën penale “marrja e ryshfetit”.

Sipas aktakuzës, të pandehurit, në cilësinë e personave zyrtarë – inspektorë të ATK-së, dyshohet se në dy raste të ndara gjatë vitit 2022 në Gjakovë kanë kërkuar dhe pranuar ryshfet nga pronarë biznesesh, me qëllim që të mos vepronin në përputhje me detyrat e tyre zyrtare.

Prokuroria njofton se në të dy rastet, të pandehurit në bashkëkryerje kanë kërkuar dhe pranuar nga 300 euro, në këmbim të mosndërmarrjes së veprimeve zyrtare. Me këto veprime, D.N. dhe E.Q. dyshohen se, në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi, kanë kryer veprën penale “marrja e ryshfetit”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit. Po ashtu, është kërkuar edhe shqiptimi i dënimit plotësues, përkatësisht ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike apo shërbimin publik. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com