​Aksion në mbarë Kosovën, mbyllen tri qendra masazhi, shqiptohen pesë gjoba

0%

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin Qendror të Punës, ka zhvilluar gjatë ditëve të fundit një aksion të gjerë inspektues në të gjithë territorin e Kosovës.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), janë realizuar gjithsej 98 inspektime në qendrat e masazhit dhe lokalet e muzikës, me qëllim verifikimin e respektimit të legjislacionit në fuqi dhe ushtrimit të ligjshëm të veprimtarive ekonomike.

Si rezultat i kontrolleve, tri qendra masazhi janë mbyllur për shkak të mungesës së dokumentacionit të nevojshëm dhe mosrespektimit të orarit të punës. Dy prej tyre janë mbyllur në Komunën e Gjakovës, ndërsa një në Komunën e Rahovecit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Po ashtu, gjatë aksionit janë shqiptuar pesë gjoba ndaj subjekteve që nuk kanë paraqitur dokumentacionin e kërkuar nga inspektorët gjatë procesit të kontrollit.

MINTI ka bërë të ditur se aksione të ngjashme do të vazhdojnë edhe në të ardhmen në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse, me synim forcimin e mbikëqyrjes së tregut dhe garantimin e respektimit të ligjit nga të gjitha subjektet ekonomike në vend.

Burimi: Bota Sot