Arsenali bën transferin e parë

0%

Arsenali ka bëë transferimin e parë në merkato. ”Gunners” kanë njoftuar se kanë shfrytëzuar të drejtën e blerjes së kartonit të plotë të mbrojtësit ekuadorian, Piero Hincapie, nga Bayer Leverkusen. 24-vjeçari sezonin e kaluar ishte i huazuar te Arsenali, ku arriti të fitoj edhe titullin e Premierligës.

Transferimi i Hincapie i ka kushtuar ”Topçinjëve” rreth 35 milionë euro, derisa ai ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare. Mbrojtësi 24-vjeçar bëri 39 paraqitje në të gjitha garat me Arsenalin sezonin e kaluar, duke shënuar një gol dhe bëri dy asiste.

Burimi: Bota Sot