Fitorja ndaj Gjermanisë dhe kualifikimi tutje në Kupën e Botës, presidenti i Ekuadorit shpall festë Kombëtare

0%

Kualifikimi historik i Ekuadori në fazën eliminatore të Kupa e Botës 2026 është festuar në mënyrë të veçantë në vend, pasi presidenti i Ekuadorit, Daniel Noboa, ka shpallur të premten, 26 qershor, ditë feste kombëtare. Vendimi erdhi menjëherë pas fitores së madhe 2-1 ndaj Gjermanisë, rezultat që i siguroi Ekuadorit një vend në fazën me eliminim direkt të Botërorit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, presidenti Noboa falënderoi futbollistët dhe stafin teknik për suksesin e arritur, pavarësisht kritikave që kishin marrë gjatë rrugëtimit. “Faleminderit lojtarëve dhe trajnerit që, pavarësisht kritikave, fyerjeve dhe kohërave të vështira që kaluan, arritën të rikuperoheshin dhe t’i jepnin këtë gëzim të madh të gjithë vendit.

Nesër është festë kombëtare!”, shkroi Noboa. Ekuadori do ta vazhdojë aventurën në Kupën e Botës me përballjen ndaj Meksikës në raundin e 1/16-ve, ku do të synojë të shkruajë një tjetër faqe të rëndësishme në historinë e futbollit të vendit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi