Aksidentet pranë hekurudhave, Infrakos vendos laura automatike në

0%

Infrakos ka njoftuar qytetarët se në linjën hekurudhore Fushë Kosovë – Pejë janë të instaluara laura automatike në vendkalimet hekurudhore, të cilat funksionojnë përmes një sistemi sensorësh dhe kanë për qëllim garantimin e sigurisë së trafikut hekurudhor dhe atij rrugor.

Ndërmarrja ka bërë thirrje që të gjithë përdoruesit e rrugëve, operatorët ekonomikë dhe palët e interesit të respektojnë brezin e sigurisë pranë trupit të hekurudhës dhe të mos afrohen më pak se 3 metra nga binarët, përveç rasteve kur janë të autorizuar dhe punimet zhvillohen në koordinim me autoritetet përgjegjëse.

“Respektimi i kësaj distance është i domosdoshëm për funksionimin e sigurt dhe të pandërprerë të sistemit automatik të vendkalimeve hekurudhore, si dhe për garantimin e sigurisë së trafikut hekurudhor dhe atij rrugor”, thuhet në njoftim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Infrakos bën të ditur se çdo mosrespektim i brezit të sigurisë do të monitorohet përmes sistemit të kamerave, ndërsa në rast të shkeljeve do të ndërmerren veprimet përkatëse në përputhje me legjislacionin në fuqi, përfshirë edhe raportimin e rasteve tek organet kompetente.

Nga ndërmarrja theksohet se siguria në hekurudhë është përgjegjësi e përbashkët, duke shtuar se me bashkëpunimin dhe kujdesin e secilit kontribuohet në mbrojtjen e jetës së qytetarëve dhe në zhvillimin e sigurt të trafikut hekurudhor. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com