Kosova dhe rajoni presin vendimin e Komisionit Evropian për fondet e

0%

Vendet e Ballkanit Perëndimor janë në pritje të vlerësimit të Komisionit Evropian për zbatimin e reformave në kuadër të Planit të Rritjes, proces që do të përcaktojë edhe ndarjen e fondeve për secilin shtet.

Afati për dorëzimin e raporteve mbi reformat përfundon më 15 korrik, ndërsa më pas Komisioni Evropian do të shqyrtojë nëse obligimet e parashikuara në agjendat reformuese janë përmbushur. Pagesat do të realizohen vetëm për vendet që kanë zbatuar reformat sipas kritereve të përcaktuara.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Guillaume Mercier, u ka bërë thirrje vendeve të rajonit që ta shfrytëzojnë maksimalisht këtë mekanizëm financiar, duke theksuar se ai synon të mbështesë reformat dhe zhvillimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në rastin e Kosovës, më 30 qershor përfundoi afati për realizimin e 13 hapave reformues, të cilët lidhen me një mbështetje financiare prej rreth 91 milionë eurosh. Po atë ditë përfundoi edhe periudha shtesë e lejuar për zbatimin e reformave që ishin vonuar për shkak të krizës institucionale.

Sipas rregullores së Planit të Rritjes, reformat që nuk përmbushen brenda afateve të përcaktuara mund të çojnë në humbjen e fondeve të parapara, të cilat më pas mund të rishpërndahen te përfituesit e tjerë të këtij instrumenti financiar.

Vendimi përfundimtar i Komisionit Evropian pritet pas analizimit të raporteve që vendet e Ballkanit Perëndimor do të dorëzojnë deri në mesin e muajit korrik. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com