Aksident mes një veture dhe trenit në Fushë Kosovë, lëndohet një

0%

Një person ka marrë lëndime trupore sot rreth orës në një aksident mes veturës dhe trenit në Fushë Kosovë. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana. Sipas tij, i lënduar është dërguar për tretman mjekësor. “Rreth orës kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në Fushë Kosovë.

Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një tren. Sipas informatave fillestare, lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Trafiku Rajonal”, ka thënë Pllana.

Burimi: Telegrafi