Tifozët e Meksikës ndezën rrugët në festë të çmendur pas fitores

0%

Meksika ka siguruar fitoren e saj të parë në fazën me eliminim direkt të Kupës së Botës pas 40 vitesh, pasi mposhti Ekuadorin me rezultat 2-0 në një atmosferë elektrizuese në “Estadio Azteca”, duke prerë biletën për në fazën e 1/16-tës.

Julian Quinones dhe Raul Jimenez realizuan nga një gol secili, duke i dhuruar “El Tri”-t një sukses historik dhe duke rikthyer entuziazmin te miliona tifozë meksikanë. Menjëherë pas vërshëllimës përfundimtare, rrugët e Meksikës u mbushën nga mijëra tifozë që dolën për të festuar këtë arritje të shumëpritur.

Këngë, brohoritje, flamuj dhe fishekzjarre krijuan një atmosferë spektakolare, ndërsa qyteti u shndërrua në një festë të madhe futbolli.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

The breathtaking celebrations are on in Mexico City after El Tri’s historic win 🤯 pic.twitter.com/k6nJRTInxX — FOX Sports (@FOXSports) July 1, 2026 Edhe një herë, tifozët meksikanë dëshmuan se pasioni i tyre për futbollin nuk njeh kufij, duke dhuruar pamje mbresëlënëse që po bëjnë xhiron e rrjeteve sociale.

Burimi: Telegrafi