Një aksident trafiku është regjistruar mbrëmjen e së dielës në qendër të Prishtinës, ku një grua është goditur nga një veturë te vendkalimi për këmbësorë pranë semaforëve, në zonën e njohur si “te Posta”. Pas përplasjes, këmbësorja e lënduar është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku mjekët kanë nisur ekzaminimet e nevojshme.
Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla, ka bërë të ditur se pacientja është pranuar për trajtim dhe se gjendja e saj shëndetësore aktualisht është stabile. “Jemi duke i kryer ekzaminimet e nevojshme. Aktualisht gjendja është stabile”, ka deklaruar Syla. Ndërkohë, ende nuk janë bërë të ditura rrethanat e plota të aksidentit.
Autoritetet pritet të dalin me informacione shtesë pas hetimeve për të sqaruar shkaqet e përplasjes. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
