Aeroporti i Mynihut korrigjon hartën , ambasadori Ajeti: Qytetarët

0%

Aeroporti i Mynihut ka korrigjuar paraqitjen e gabuar të Republikës së Kosovës në një reklamë të fluturimeve të Air Serbia, pasi Kosova ishte shfaqur gabimisht si pjesë e Serbisë. Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, tha se korrigjimi erdhi falë reagimit të qytetarëve dhe angazhimit të vazhdueshëm diplomatik.

“Falë reagimit të qytetarëve tanë dhe angazhimit të vazhdueshëm diplomatik, Munich Airport ka korrigjuar paraqitjen e gabuar në reklamën e saj të fluturimeve të Air Serbia, ku Republika e Kosovës ishte paraqitur gabimisht si pjesë e Serbisë”, ka shkruar Ajeti. Sipas tij, ky rast dëshmon se reagimi qytetar dhe diplomacia aktive mund të japin rezultate konkrete.

Ambasadori u ka bërë thirrje qytetarëve që, në rast se hasin institucione apo kompani gjermane ku Republika e Kosovës ose qytetet e saj paraqiten në mënyrë të pasaktë, ta njoftojnë Ambasadën e Kosovës në Gjermani.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai ka kërkuar që rastet të raportohen në adresën elektronike embassy.germany@rks-gov.net , duke bashkëngjitur dëshmitë përkatëse, në mënyrë që pasaktësitë të adresohen dhe të korrigjohen. “Vazhdojmë së bashku drejt sukseseve të radhës!”, ka përfunduar Ajeti./Telegrafi.

Burimi: Telegrafi