A e preku topi ndonjë kabllo te goli i Anglisë? Reagon FIFA

0%

Një moment i diskutueshëm në çerekfinalen e Kupës së Botës mes Norvegjisë dhe Anglisë ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale.

Sipas pretendimeve që po qarkullojnë, topi kishte prekur kabllon e kamerës ajrore përpara se të përfundonte te një lojtar i Anglisë, në aksionin që çoi te goli i Jude Bellingham kundër Norvegjisë, shkruan Indeksonline Madje, raportohet se përfaqësuesit e Norvegjisë e kishin raportuar incidentin edhe te gjyqtari gjatë ndeshjes. Megjithatë, FIFA ka mohuar se ka pasur ndonjë kontakt të tillë.

Sipas shtëpisë botërore të futbollit, teknologjia e topit të lidhur nuk ka regjistruar asnjë prekje. “Sensori ‘heartbeat’ i topit të lidhur nuk ka regjistruar asnjë sinjal kontakti”, thuhet në qëndrimin e FIFA-s. El balón sí tocó el cable de la cámara y cayó en el regazo de un miembro del equipo inglés, lo que permitió el gol de Bellingham contra Noruega.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kujtojmë që Anglia siguroi kualifikimin tutje në gjysmëfinale të Kupës së Botës, pasi fitoi 2:1 ndaj Norvegjisë..

Burimi: Bota Sot