Sekreti i plakjes së shëndetshme mund të jetë mënyra si e shohim moshën

0%

Vita Abrashi-Kajtazi Shpërndaje në: Studimi i ri i Universitetit Yale sjell një mesazh inkurajues: plakja nuk do të thotë domosdoshmërisht rënie e pashmangshme e shëndetit fizik dhe mendor, ka shkruar The New York Post. Studiuesit ndoqën për 12 vjet persona mbi 65 vjeç, duke vlerësuar shpejtësinë e ecjes dhe funksionet njohëse, si kujtesa afatshkurtër dhe aftësitë matematikore.

Në fund të studimit, 45 për qind e pjesëmarrësve treguan përmirësim në aftësitë mendore, fizike ose në të dyja. Faktori kryesor që i dallonte këta persona ishte qëndrimi pozitiv ndaj plakjes. Ata nuk pajtoheshin me pohime si: “Sa më shumë plakem, aq më i padobishëm ndihem”, dhe pajtoheshin me: “Jam po aq i lumtur tash sa kam qenë kur isha më i ri”.

“Nëse ky rezultat do të zgjerohej në të gjithë popullsinë amerikane, do të nënkuptonte se më shumë se 26 milionë të moshuar po përjetojnë përmirësim të funksionimit të tyre.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Narrativa dominuese që e paraqet plakjen si një periudhë rënieje të pashmangshme dhe universale duhet të rishqyrtohet”, theksohet në raportin e studimit Ecja, një nga treguesit më të rëndësishëm të shëndetit Shpejtësia e ecjes u përdor si tregues i gjendjes fizike, sepse konsiderohet si “shenja e gjashtë jetësore”.

Ecja kërkon bashkëpunimin e sistemit nervor, zemrës, muskujve dhe eshtrave dhe lidhet ngushtë me jetëgjatësinë. Studimet tregojnë se njerëzit që ecin më shpejt kanë rrezik dukshëm më të ulët të vdekjes nga çdo shkak krahasuar me ata që ecin ngadalë. Si të mbani trurin të mprehtë?

Ekspertët rekomandojnë ecje të rregullta, aktivitet fizik të moderuar, zgjidhjen e fjalëkryqeve dhe enigmave, mësimin e aftësive të reja, biseda që stimulojnë mendjen, kontrolle të rregullta të dëgjimit, shikimit dhe tensionit të gjakut. “Bëhet fjalë për zgjedhje të vogla dhe të vazhdueshme që mbështesin shëndetin me kalimin e kohës.

Dhe mbani mend: nuk jeni kurrë as shumë i ri dhe as shumë i moshuar për t’u kujdesur për trurin tuaj”, ka thënë doktoresha Allison Sekuler nga Baycrest Academy for Research and Education

Burimi: Koha