Është liruar në procedurë të rregullt i dyshuari tek i cili Policia kishte gjetur një pushkë M48, 74 fishekë të së njëjtës armë dhe 254 fishekë të armës së gjatë të kalibrit 7.62 mm, në Presek të Zubin Potokut. Mjetet ilegale, ishin gjendur, në një stallë për ushqimin e bagëtive, gjatë aksionit të Policisë, të zhvilluar të dielën në këtë komunë. Intervistimi i të dyshuarit ishte kryer më .
Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi Petrit Fejza, shef i Operativës Rajonale në Mitrovicë të Veriut. “Po, është intervistuar një person në prezencë të avokatit dhe pas intervistimit është liruar”- tha Fejza. Të dielën, më , forcat e rendit kishin gjetur armë, municion dhe mjete tjera ilegale në tri lokacione në Zubin Potok. Ata kishin kryer dy kontrolle në fshatin Presek dhe një në Qeçevë.
Për rastin e parë në Presekë bëhet e ditur se mjetet ilegale janë gjendur në një shtallë për ushqimin e bagëtive, me ç’rast janë konfiskuar 1 pushkë M48, 5 karikatorë të armës së gjatë të kalibrit 7.62 mm, 151 fishekë të kalibrit 7.62 mm, pjesë të uniformës e kamufluar dhe bateri ndriçuese.
Në po të njëjtin fshat janë gjetur mjete ilegale në një stallë për ushqimin e bagëtive dhe janë konfiskuar 1 pushkë M48, 74 fishekë të së njëjtës armë, 254 fishekë të armës së gjatë të kalibrit 7.62 mm.
Ndërsa rreth orës , në Qeçevë në një objekt të pabanuar, pas pranimit të informacionit se në atë lokacion mund të gjendeshin armë dhe mjete tjera ilegale, gjatë kontrollit janë gjetur dhe janë konfiskuar 1 pushkë M48 me bajonetë, 11 fishekë të së njëjtës armë, 33 fishekë të armës së gjatë të kalibrit 7.62 mm, dy makina (mjete pune) për mbushjen e fishekëve të armëve të gjuetisë, rreth 200 gramë barut rreth 2 kilogramë sfera (thërrmija metalike) për mbushjen e fishekëve të armëve.
