Një 20-vjeçar është sulmuar fizikisht pas mesnatës në Mitrovicën e Veriut, ndërsa personi që dyshohet se e goditi është larguar dhe ende nuk është identifikuar. Sinjali mëson se viktima është M. D.20-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur më 10 gusht, rreth orës , në rrugën “ Zoran Xhinxhiq ”, ku Policia është njoftuar për një rrahje.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kontaktuar me 20-vjeçarin, i cili ka deklaruar se ishte goditur me grusht nga një person i panjohur. Si pasojë e sulmit, Djaniesadi ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Sipas raportit të rastit, lëndimet e tij janë cilësuar si lëndime të lehta trupore.
Viktima dhe katër dëshmitarë janë shoqëruar në stacion policor, ku janë intervistuar lidhur me rrethanat e ngjarjes dhe më pas janë liruar. Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me udhëzim të të cilit është iniciuar rasti “ Lëndim i lehtë trupor ”. I dyshuari mbetet ende i paidentifikuar, ndërsa hetuesit po punojnë për identifikimin dhe lokalizimin e tij.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
