Holanda do të luajë me Tunizinë me qëllim për ta mbyllur në vendin e parë në Grupin F. Holandezët kanë një seri të gjatë ndeshjesh pa humbje në Kupën e Botës dhe konsiderohen favoritë, ndërsa tunizianët janë eliminuar tashmë pas 2 humbjeve të rënda dhe do të luajnë vetëm për nder.
Japonia po zhvillon një turne shumë të mirë, me barazim ndaj Holandës dhe fitore bindëse 4:0 ndaj Tunizisë. 1 pikë në takimin me Suedinë i mjafton për të siguruar kualifikimin. Në anën tjetër, suedezët kanë nevojë për rezultat pozitiv për të qenë të sigurt për vazhdimin e rrugëtimit.
Në Grupin E, Ekuadori, që deri më tani ka zhgënjyer, do të ketë përballë Gjermaninë që e ka siguruar kalimin në fazën me eliminim direkt. Gjermanët synojnë ta mbyllin me 3 fitore dhe në anën e tyre kanë edhe statistikat, pasi kanë fituar të 2 përballjet e mëparshme. Kurasao mori pikën e parë historike në Kupën e Botës pas barazimit 0 – 0 me Ekuadorin dhe do të luajë me Bregun e Fildishtë.
Të dy ekipet janë ende në garë. Në Grupin D, sfida Paraguaj – Australi do të vendosë ekipin e dytë që do të kalojë në fazën tjetër, pasi SHBA e ka siguruar vendin e parë dhe Turqia është eliminuar. Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të luajnë ndaj përfaqësueses turke me synim fitoren e tretë në fazën e grupeve.
