Shpërndaje në: Për shumë tifozë të futbollit, Kupa e Botës mund të jetë përmbushje për secilin. Degëzimi i turneut të Botërorit 2026, mund t’i lejojë dy superyjet e futbollit, Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon, të përballen në çerekfinale, shkruan “Sky” të enjten. Kjo do të bëhej e mundur nëse Portugalia e fiton ndeshjen e fundit të fazës grupore ndaj liderit, Kolumbisë.
Portugezët do të përfundonin në pozitën e parë dhe si fitues i grupit, do ta shtronin rrugën për duelin e jashtëzakonshëm. Bashkë me përballjen e mundshme, çmimet e biletave kanë shënuar rritje tejet të madhe. Biletat më të lira tani janë 3500 euro, ndërsa më të shtrenjtat shkojnë deri në afro 11 mijë e 500 euro.
