Plagosja në Sukth, policia jep detaje: Në pranga 32-vjeçari, 3 persona në spital me plagë

0%

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me plagosjen e regjistruar mbrëmjen e së mërkurës në Sukth të Durrësit. Policia bën me dije se lidhur me ngjarjen ka vënë në pranga një 32-vjeçar. Ai dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me thikë 3 persona. Sipas policisë dy prej të lënduarve janë babë e bir. Ata po marrin ndihmë mjekësore në spital.

Lidhur me ngjarjen, policia ka sekuestruar thikën e përdorur nga autori. Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes “DVP Durrës/ Arrestohen në flagrancë 2 shtetas të dyshuar si autorë të 2 ngjarjeve (vrasje dhe plagosje) të ndodhura mbrëmjen e djeshme, në Durrës dhe në Kavajë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e komisariateve të Policisë Durrës dhe Kavajë, kapën dhe vunë në pranga shtetasit: -D. L., 32 vjeç, banues në fshatin Sukth, Durrës, pasi dyshohet se mbrëmjen e djeshme, në këtë fshat, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasit Xh. L., 60 vjeç, B.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

L., 34 vjeç (babë e bir) dhe F. T., 28 vjeç, të tre banues në të njëjtin fshat. 3 shtetasit e dëmtuar po marrin ndihmë mjekësore në spital; -M. Rr., 76 vjeç, pasi dyshohet se mbrëmjen e dejshme, në fshatin Agonas, Kavajë, ka vrarë me mjet prerës (thikë), për motive të dobëta, vëllanë e tij, shtetasin E.

Rr., 74 vjeç. 2 mjetet prerëse (thika) që dyshohet se janë përdorur nga autorët e dyshuar për këto krime, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Për të dyja rastet, grupet hetimore vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjeve dhe sigurimin e provave ligjore për dokumentimin e tyre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Burimi: Bota Sot