Ngjyroset grafiti “Kosovska Mitrovica” dhe mbishkrimet tjera në muralin në Mitrovicë të Veriut

0%

Grafitet “Kosovska Mitrovica”, “Millan”, “Luka” e “Petar Pavle”, të cilat ishin shkruar në një mural në sheshin e Mitrovicës së Veriut, janë ngjyrosur sot, më . Policia tha se nuk është në dijeni se kush i ka ngjyrosur ato.

Zëvendësdrejtori i Drejtorisë Rajonale Mitrovicë- Veri, Veton Elshani bëri të ditur për KALLXO.com se organet e rendit nuk kanë nisur hetim për identifikimin e këtyre personave. Për këtë rast, ai tha se “nuk ka vepër penale”. Shkrimi i këtyre grafiteve , i bërë dje, çoi në Stacion Policor katër persona, të cilët më pas u liruan.

Ndërkaq, personi që shkroi “Kosovska Mitrovica” u gjobit për vandalizëm. Lajmin për KALLXO.com e pati konfirmuar Elshani duke thënë se asnjë iniciativë e tillë nuk mund të merret pa lejen e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL). Ai pati dhënë sqarime edhe për arsyen pse rasti ishte dërguar në MAPL.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Çfarëdo vendimi që mund të shkaktojë dyshime tek ne, se ekzekutimi i tij mund të shkaktojë prishje të rendit dhe qetësisë publike, atëherë ne, si Polici e Kosovës, e dërgojmë në MAPL për interpretim”- ka thënë ai.

Ky mural, sikurse edhe muralet e tjera në Mitrovicë të Veriut dhe në Zveçan, të cilat përmbanin mbishkrime serbe, kryqe dhe harta, ishte ngjyrosur më , me lejen e Komunës, gjatë qeverisjes së Erden Atiqit. Policia kishte qenë e pranishme gjatë zhvillimit të kësaj procedure.

Po atë ditë ishte ngjyrosur edhe murali i të dënuarit për krime lufte, Radko Mladiq, i cili ishte vendosur në vitin 2021 në qytetin e Zveçanit.

Burimi: Kallxo