Vrau vëllanë me thikë në Kavajë, arrestohet 76-vjeçari

0%

Policia e Durrësit ka njoftuar arrestimin e 76-vjeçarit Muhamet Rreshka, i dyshuar për vrasjen e vëllait të tij, 74-vjeçarit Eqerem Rreshka, në fshatin Agonas të Kavajës. Sipas policisë, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur mbrëmjen e së djeshmes, kur i dyshuari, për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) vëllanë e tij, duke i shkaktuar vdekjen.

Autori i dyshuar fillimisht ishte shoqëruar nga policia pas ngjarjes, ndërsa më pas është arrestuar dhe i janë vendosur prangat. Dyshohet se shkak i konfliktit mes dy vëllezërve kanë qenë mosmarrëveshjet e vazhdueshme për pronën.

Policia ka sekuestruar edhe mjetin prerës të dyshuar si arma e krimit, ndërsa materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Durrës për veprime të mëtejshme. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com