Klubi i basketbollit Peja ka bërë të ditur se janë përforcuar me reprezentuesin e Kosovës, Dion Haxhosajn. Peja synon që të përforcohet në çdo aspekt për edicionin e ri. “Reprezentuesi i Kosovës vishet verdh e zi!
KB Peja, prezanton sot lojtarin tonë me të ri Dion Haxhosajn, një nga basketbollistët më cilësorë vendorë të gjeneratës së tij dhe tashmë pjesë e rëndësishme e Kombëtares së Kosovës!
Me eksperiencë të fituar në nivelet më të larta të basketbollit Kosovar dhe me paraqitje të rëndësishme edhe me klube të Superligës tonë, liga ndërkombëtare por edhe për Kombëtaret e Kosovës nga kategoritë e reja dhe deri të Kombëtarja A. Dioni, në Pejë sjell forcë, karakter dhe kualitet në ekipin tonë.
Në moshën më të mirë të karrierës, ai vjen tek ne me ambicie të mëdha dhe me potencialin për të qenë një nga shtyllat kryesore të skuadrës në sezonin që po vjen”, thuhet në njoftimin e KB Pejës.
