Shefi i misionit të Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit (EULEX) në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano, , me rastin e mbylljes së mandatit të tij ka organizuar një pritje lamtumirëse, ku morën pjesë presidentja në detyrë, Albulena Haxhiu, ish-presidentët Vjosa Osmani e Fatmir Sejdiu, ministra në detyrë, krerë të OJQ-ve ndërkombëtare, ambasadorë, përfaqësues të partive politike e organizata të shoqërisë civile.
Në këtë pritje, Barbano tha se në thelbin e punës së EULEX-it gjithmonë kanë qenë qytetarët e Kosovës. Ai ka theksuar se ky mision është në mbështetje të stabilitetit të Kosovës dhe forcimit të sundimit të ligjit, duke përkrahur llogaridhënien, transparencën dhe respektin për të drejtat e njeriut.
Kryetarja e Kuvendit dhe presidentja në detyrë, Albulena Haxhiu, vlerësoi punën e Barbanos duke thënë se ai ka bartur përgjegjësi të rëndësishme në një periudhë të ndjeshme. Haxhiu tha se e misionet ndërkombëtare, për nga natyra e tyre janë të përkohshme.
“Matësi i vërtetë i bashkëpunimit nuk është sa gjatë qëndron një mision, por sa më të forta, më të përgjegjshme dhe më të pavarura bëhen institucionet shtetërore.
Në Kosovë, institucionet janë forcuar në kapacitet, profesionalizëm dhe përgjegjësi, dhe vazhdojnë t’i kryejnë detyrat kushtetuese e demokratike që i takojnë Republikës” – tha kryetarja e kuvendit dhe presidentja në detyrë, Albulena Haxhiu, .
Më , kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kishte pritur në takim lamtumirës Giovanni Pietro Barbano-n, duke e falënderuar atë për kontributin dhe shërbimin e tij.
Siç kishte bërë të ditur zyra e kryeministrit në atë takim ishte vlerësuar roli i EULEX-it në mbështetjen e institucioneve të Kosovës në fushën e sundimit të ligjit, përfshirë monitorimin e sistemit të drejtësisë, mbështetjen për Policinë, Shërbimin Korrektues dhe Forenzikën.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kishte theksuar se në mandatin e ri reforma në drejtësi mbetet prioritet thelbësor, me qëllim të rritjes së efikasitetit, llogaridhënies, pavarësisë dhe besimit të qytetarëve në institucionet e drejtësisë.
Gjithashtu kishte theksuar rëndësinë e digjitalizimit të sistemit të drejtësisë, jo vetëm si modernizim teknik, por si instrument për transparencë, menaxhim më të mirë të lëndëve, ulje të vonesave dhe forcim të përgjegjësisë institucionale.
Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë ( EULEX Kosovo ) është lansuar në vitin 2008 si misioni civil më i madh në kuadër të Politikës së Përbashkët të Bashkimit Evropian për Siguri dhe Mbrojtje. Mandati aktual i EULEX-it mbulon periudhën deri më në bazë të Vendimit të Këshillit (CFSP) 2025/1161 .
Misioni operon brenda kornizës së Rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së 1244.
