Pep Guardiola ishte shumë pranë emërimit si trajner i Kombëtares së Italisë, por në fund ndryshoi qëndrim për shkak të dëshirës për të kaluar më shumë kohë me familjen. Sipas Paolo Maldinit, i cili së fundmi dha dorëheqjen nga posti i drejtorit teknik të Italisë, Guardiola kishte avancuar seriozisht në bisedimet me Federatën Italiane.
Madje, sipas tij, ata kishin analizuar edhe grupin e lojtarëve dhe trajneri spanjoll kishte nisur të përpilonte formacionet. “Me Guardiolën studiuam skuadrat, nga U17 e lart. Ai madje kishte filluar të shkruante formacionet” , ka treguar Maldini. Sipas ish-mbrojtësit legjendar, paratë nuk ishin arsyeja e refuzimit.
Guardiola ishte i gatshëm të merrte edhe një pagë më të ulët se trajneri i mëparshëm i Italisë. “Na tha: Më jepni një euro më pak se trajneri i fundit i kombëtares dhe jam gati”, zbuloi Maldini.
Megjithatë, pas një dekade të lodhshme në Premier League me Manchester Cityn, Guardiola vendosi të mos e pranonte ofertën, duke preferuar të merrte një periudhë pushimi dhe t’i kushtonte më shumë kohë familjes. Pas dështimit të marrëveshjes dhe dorëheqjes së Maldinit, Italia riktheu Roberto Mancinin në stolin e Kombëtares.
