UP u vonua në ekzekutimin e pagesave deri në 116 ditë pas afatit ligjor

0%

Gjashtë pagesa të Universitetit të Prishtinës në vlerë totale 223 mijë e 686 euro nuk janë paguar brenda afatit ligjor prej 30 ditësh. Sipas Zyrës Kombëtare të Auditimit, UP ishte vonuar t’i paguaj këto pagesa për mallra dhe shërbime, 11 deri 116 ditë pas afatit ligjor.

ZKA konstaton se shkak i këtyre vonesave ishte planifikimi jo i mirë ië buxhetit si dhe kontrollet joadekuate në ekzekutimin e pagesave.

“Moskryerja e pagesave brenda afatit ligjor, rritë mundësinë që operatorët ekonomik t’i drejtohen përmbaruesve apo gjykatave dhe se realizimi i tyre përmes këtyre procedurave mund të krijojë shpenzime shtesë për buxhetin e UP-së.” – thuhet në raportin e ZKA-së për UP-në. Menaxhmenti i Universitetit të udhëhequr nga rektori Arben Hajrullahu është pajtuar me këtë gjetje të ZKA-së.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kështu, ZKA rekomandon që rektori duhet t’i forcojë kontrollet në fushën e financave për të siguruar se të gjitha obligimet paguhen brenda afatit ligjor prej 30 ditësh pas pranimit të faturave.

KALLXO.com raportoi po ashtu edhe për pagesa në vlerë 207 mijë e 53 euro të ekzekutuara nga Thesari e që i takojnë buxhetit të UP-së, të cilat për shkak të disa vendimeve gjyqësore janë regjistruar në kategori ekonomike jo adekuate gjatë vitit 2025. Raporti i ZKA-së për UP-në për vitin 2025 ka rezultuar me 6 rekomandime, të cilat janë të përsëritura.

Kurse, për rekomandimet e vitit të kaluar, ZKA thotë se Universiteti i kishte zbatuar dy prej nëntë rekomandimeve të dhëna dhe një është mbyllur. Sipas ZKA, UP në vitin 2025 ka shpenzuar 30 mijë e 478 euro e 129 centë apo 90% e buxhetit final me një zvogëlim prej 5% krahasuar me vitin 2024.

Zyra Kombëtare e Auditimit i ka dhënë Opinion të kualifikuar Universitetit të Prishtinës në Raportin e auditimit për Pasqyrat financiare për vitin 2025. Opinioni i kualifikuar është Opinioni i dytë më i mirë që u jepet institucioneve pas Opinionit të pamodifikuar. Ky Opinion jepet kur ka keqdeklarime dhe mospajtueshmëri në Pasqyrat financiare.

Raportin e plotë të auditimit të UP-së për vitin 2025 mund ta gjeni në këtë LINK .

Burimi: Kallxo