Gjatë ditës së mërkurë është realizuar ekstradimi i një shtetasi kosovar nga Belgjika, i cili kërkohej përmes INTERPOL-it me letër-rreshtim ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës. Sinjali merr vesh ekskluzivisht se bëhet fjalë për Leonard Bezhin, i dënuar me 4 vite burgim për veprën penale “ grabitje ”.
I dyshuari ishte arrestuar më herët nga autoritetet belge, ndërsa pas ekstradimit është dorëzuar tek njësitet policore në rajonin e Prizrenit për procedurat e mëtejshme ligjore. Bezhi është dërguar në vuajtje të dënimit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
