Banorët rrëfejnë tmerrin e tërmetit “shkatërrues” në Venezuelë: Dëgjoheshin thirrje për ndihëm nga rrënojat

0%

Momente paniku, lot dhe ankth janë përjetuar në kryeqytetin venezuelian, Karakas, pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën qytetin brenda pak sekondash nga njëri-tjetri. Gazetarja Nicole Kolster, e cila ndodhej në apartamentin e saj në katin e shtatë, ka rrëfyer se lëkundjet ishin jashtëzakonisht të forta.

Ajo tha se pa dritaret duke u dridhur dhe instinktivisht u strehua mes derës së hyrjes dhe një muri guri për t’u mbrojtur. “Është tërmeti më i fortë që kam ndjerë ndonjëherë në jetën time. Ishte aq i fuqishëm sa mendova se ndërtesa do të binte mbi mua”, ka rrëfyer ajo.

Tërmetet në Venezuelë lënë të paktën 32 të vdekur dhe mbi 700 të plagosur Pas lëkundjeve, banorët kanë dalë menjëherë në rrugë nga frika e pasgoditjeve. Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë qytetarë që qajnë, përqafohen dhe kërkojnë familjarët në mes të kaosit. Një banore e zonës së prekur ka thënë se lëkundjet kanë shkaktuar dëmtime në banesën e saj.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Ka shtylla të rrëzuara, nuk kemi energji elektrike dhe as sinjal telefoni”, ka deklaruar ajo. Ndërkohë, raportohet se nga rrënojat e disa ndërtesave të dëmtuara janë dëgjuar thirrje për ndihmë, ndërsa ekipet e emergjencës po vazhdojnë operacionet e kërkim-shpëtimit.

Për shumë qytetarë, tërmeti ka rikthyer kujtimet e katastrofës së vitit 1967 në Karakas, kur një lëkundje e fortë kishte shkaktuar qindra viktima. Disa banorë kanë thënë se tërmeti i fundit ka qenë edhe më i frikshëm. “Gjërat ranë në të gjithë shtëpinë. Nuk kam përjetuar kurrë diçka të tillë”, ka thënë një banor.

Dy tërmete të forta godasin Venezuelën, dyshohet për numër të madh të viktimave Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com