Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka bërë të ditur çmimoren e re të derivateve, e cila është në fuqi për ditën e sotme, ku nafta do të tregtohet me çmim maksimal prej 1.36 euro për litër, që është një cent më lirë se një ditë më parë. Ndryshim ka edhe te benzina, e cila është caktuar deri në 1.35 euro për litër, një cent më shtrenjtë krahasuar me dje.
Ndërkaq, çmimi i gazit mbetet i pandryshuar, në 0.67 euro për litër, sipas vendimit të ministrisë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
