Një person është arrestuar në Podujevë, në kuadër të realizimit të urdhëresave të Gjykatës, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali. Sipas burimeve të Sinjalit, arrestimi është kryer më 24 qershor, rreth orës , nga njësia e arrestimeve e Stacionit Policor në Podujevë.
Burimet bëjnë të ditur se J.P. kërkohej në bazë të urdhëresës për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”. I njëjti ishte dënuar me 10 ditë burgim. Pas arrestimit, ai është dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Dubravë për vuajtje të dënimit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
