Gruaja raporton se u sulmua nga i dashuri në Prishtinë, Policia nis hetimet

0%

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshohet se është sulmuar fizikisht nga i dashuri i saj, mëson Gazeta Sinjali. Sipas burimeve të Sinjalit, incidenti dyshohet se ka ndodhur më 24 qershor, rreth orës , në lagjen “Priam” në Prishtinë.

Burimet bëjnë të ditur se viktima ka deklaruar se gjatë një mosmarrëveshjeje në shtëpinë ku jeton me të dashurin dhe dy fëmijët e tyre, i dyshuari e kishte sulmuar fizikisht dhe më pas ishte larguar nga shtëpia. Viktima është shoqëruar në Stacionin Policor Jugu për intervistim dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Sipas informacioneve të siguruara, ajo kishte lëndime në pjesën e qafës dhe në dorën e majtë. I dyshuari më pas është paraqitur në stacion policor, ku është intervistuar nga hetuesit e dhunës në familje. Pas konsultimit me Prokurorin kujdestar, rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”. I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet janë në vazhdim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com