Trump: Zelensky po ia del mjaft mirë kundër Rusisë

0%

Flutura Gashi-Mehmeti Shpërndaje në: Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, po ecën “mjaft mirë” në luftën e Ukrainës kundër Rusisë. Presidenti amerikan, i cili më parë ka deklaruar se presidentit ukrainas i mungonin “kartat” për të fituar – u ka thënë gazetarëve në Zyrën Ovale të mërkurën se Zelensky “po e mban veten”.

“Shumë njerëz po vdesin nga të dyja palët, por mendoj se ai po ia del mjaft mirë”, ka dekklaruar Trumpi. Analistët thonë se Ukraina po ecën gjithnjë e më mirë në fushën e betejës, por qytetet e saj janë ende cak i sulmeve vdekjeprurëse ruse.

Trumpi dhe Zelensky janë takuar së fundmi gjatë samitit të G7-s në Francë, ku udhëheqësit ranë dakord të intensifikojnë presionin ndaj Rusisë për t’i dhënë fund më shumë se katër viteve luftë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Aleatët evropianë duan të dërgojnë “një sinjal të fortë mbështetjeje për Ukrainën” në samitin e NATO-s në Ankara në korrik, ka thënë ndërkaq kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, ndërsa priti udhëheqësit e Francës, Britanisë, Italisë dhe Polonisë.

“Mesazhi për Rusinë është: Ukraina mbetet e fortë”, ka thënë Merz në një konferencë të përbashkët për shtyp në Berlin të mërkurën, pasi udhëheqësit evropianë kishin folur edhe me videolidhje me shefin e NATO-s, Mark Rutte.

Merzi ka shtuar se qeveria gjermane “propozon që ne, si aleatë evropianë të NATO-s, t’i japim Kievit një angazhim të fortë financiar” dhe ka theksuar se “mbështetja e Evropës nuk do të lëkundet”. Udhëheqës nga 32 vende, ndër të cilët edhe Trumpi, do të marrin pjesë në samitin e NATO-s më 7-8 korrik në kryeqytetin turk.

Burimi: Koha