Një përsëritje e ndeshjes hapëse të Botërorit 2002 zhvillohet sonte në New Jers, ku nga ora përballen Franca dhe Senegali. Atëherë, Senegali tronditi botën duke mposhtur kampionin në fuqi të botës, Francën, në një nga surprizat më të mëdha në historinë e Kupës së Botës. Këtë herë, megjithatë, situata duket ndryshe. Senegalezët nuk janë më një ekip anonim si para 24 vitesh në Japoni dhe Kore të Jugut, kur debutuan në Botëror dhe arritën deri në çerekfinale. Sot, Senegali konsiderohet një kombëtaret serioze dhe shumë konkurruese, aq sa një fitore eventuale ndaj një superfuqie si Franca nuk do të ishte aspak befasi. Pas paraqitjes historike në vitin 2002, Senegali u rikthye në Kupën e Botës vetëm në vitin 2018 në Rusi – turne ku Franca ngriti trofeun e kampionit të botës. Nga ana tjetër, Franca hyn në këtë Botëror si nënkampione në fuqi, pas finales dramatike të Katarit 2022 ndaj Argjentinës, një ndeshje që ende konsiderohet ndër më spektakolaret në histori. Kjo është gjithashtu lamtumira e Didier Deschamps nga pankina e kombëtares franceze. Trajneri legjendar, i cili drejton Francën që nga viti 2012, synon që turneu i fundit të jetë po aq i suksesshëm sa ai i vitit 2018. “Është puna më e bukur që mund ta imagjinoja. Dua që turneu im i fundit me Francën të jetë diçka e veçantë. Pavarësisht si përfundon, ky ka qenë një rrugëtim i paharrueshëm”, d eklaroi Deschamps. Megjithatë, pavarësisht cilësisë së jashtëzakonshme në ekip, pyetja kryesore qëndron te atmosfera brenda grupit. Ylli më i madh francez, Kylian Mbappe, sipas raportimeve të fundit, është bërë një prej figurave më të debatueshme brenda zhveshtores. Egoja e tij thuhet se ka krijuar tensione, ndërsa së fundmi është raportuar se Ousmane Dembélé – fitues i Topit të Artë – i ka kërkuar kapitenit të tregojë më shumë shpirt skuadre dhe përgjegjësi në fazën defensive. Deschamps, megjithatë, nuk dëshiron të flasë publikisht për këto tema dhe insistoi se vetëm uniteti mund ta çojë Francën drejt suksesit. “Gjithmonë skuadra është më e rëndësishme se individët. Në Francë këtë e dimë më mirë se kushdo”, tha ai. Sulmi francez mbetet një nga më të frikshmit në turne, me emra si Mbappe, Dembele, Desire Doue dhe Michael Olise. Por Deschamps kërkon më shumë sesa talent ofensiv. “Balanca është thelbësore”, theksoi trajneri francez, duke lënë të kuptohet se nuk dëshiron një skuadër që mendon vetëm për sulmin. Në anën tjetër, Senegali mbërrin me ambicie të mëdha dhe me bindjen se mund të konkurrojë me këdo. Selektori Pape Thiaw, pjesë e ekipit historik të vitit 2002, udhëheq një grup të mbushur me përvojë dhe cilësi, ku spikasin Kalidou Koulibaly, portieri Edouard Mendy, Idrissa Gana Gueye, Sadio Mané, Ismaïla Sarr dhe Iliman Ndiaye. “Do të jetë një ndeshje e vështirë, shumë fizike dhe taktikisht sfiduese. Senegali ka gjithçka që duhet të ketë një skuadër e fortë”, pranoi Deschamps. Senegalezët synojnë fillimisht kalimin e grupit, por ambiciet nuk ndalen aty. “Objektivi i parë është të kalojmë grupin, i dyti ta mbyllim atë në vendin e parë. Besoj se kemi cilësi për ta bërë këtë”, d eklaroi Thiaw. Përballja me Francën pritet të japë përgjigje të para për forcën reale të Senegalit, një ekip që shumëkush e konsideron më të rrezikshëm se Norvegjia – rivalja tjetër e fortë e Grupit I.
