Marrëveshja e paqes mes Iranit dhe SHBA-së, zbulohet vendi ku do të nënshkruhet të premten

0%

Sipas qeverisë zvicerane, teksti i marrëveshjes midis Iranit dhe SHBA-së do të nënshkruhet të premten në Bürgenstock, pranë qytetit Lucern. Ceremonia për nënshkrimin e memorandumit do të zhvillohet në një hotel luksoz në kompleksin Bürgenstock Resort, i cili ndodhet në një mal me pamje nga Liqeni i Lucernit. Zona është e vështirë për t’u aksesuar dhe konsiderohet e përshtatshme për masa të larta sigurie. Ministria e Jashtme e Zvicrës tha se vendndodhja e takimit është propozuar nga ndërmjetësues nga Pakistani dhe Katari, si dhe është dakorduar nga SHBA dhe Irani.

Burimi: Bota Sot