Një person është arrestuar në Ferizaj nën dyshimin për lëndim trupor pas një rasti të raportuar të dhunës në familje. Sipas Policisë, më , rreth orës , Stacioni Policor në Ferizaj ka pranuar informacion për një incident të dhunës në familje.
Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar se pas një mosmarrëveshjeje, një grua dyshohet se është sulmuar nga bashkëshorti i saj. I dyshuari ishte larguar nga banesa para arritjes së policisë. Viktima është dërguar në Emergjencën e Ferizajt për trajtim mjekësor. Më vonë, policia ka arrestuar të dyshuarin.
Pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit të shtetit, rasti është iniciuar si “Lëndim trupor”, ndërsa i dyshuari, 41 vjeç, është ndaluar për 48 orë. Hetimet lidhur me rastin po zhvillohen nga Njësia e Hetimeve për Dhunë në Familje.
