​Arrestohet një 41-vjeçar në Ferizaj, dyshohet se sulmoi bashkëshorten

0%

Një 41-vjeçar është arrestuar në Ferizaj, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij pas një mosmarrëveshjeje, të mërkurën mbrëma. Ai u kap pasi paraprakisht, rreth orës të së mërkurën, Stacioni Policor në Ferizaj pranoi një informacion për një rast të dhunës në familje.

Menjëherë pas këtij njoftimi, patrulla e forcave të rendit doli në vendin e ngjarjes, ku u konstatua, sic thuhet në një njoftim të drejtorisë rajonale të policisë në Ferizaj, se gruaja ishte sulmuar nga bashkëshorti i saj, i cili ishte larguar nga banesa para mbërritjes së trupave të sigurisë. Viktima është dërguar në Emergjencën e Ferizajt për trajtim mjekësor.

Më vonë, policia ka arritur ta arrestojë të dyshuarin. Pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit të shtetit, rasti është iniciuar si “Lëndim trupor”, ndërsa 41-vjeçari është ndaluar për 48 orë për hetime të mëtejshme nga Njësia e Hetimeve për Dhunë në Familje.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot