Politikani britanik: Të dënuarit e huaj mund t’i dërgojmë edhe në

0%

Një propozim i bujshëm politik në Britaninë e Madhe e ka futur Kosovën në një plan të pazakontë për trajtimin e të burgosurve të huaj. Lideri i Reform UK, Nigel Farage, ka deklaruar se shtetasit e huaj që kryejnë krime të rënda në Britani mund të dërgohen jashtë vendit për ta vuajtur dënimin, duke përmendur mes vendeve të mundshme edhe Kosovën .

Gjatë prezantimit të planit të partisë për sistemin e burgjeve, Farage tha se të burgosurit e huaj mund të transferohen në vendet e tyre të origjinës ose, në raste të caktuara, në vende të treta. Kosova dhe El Salvadori janë përmendur konkretisht si opsione.

“ Nëse keni ardhur në Britani dhe keni vrarë ose përdhunuar dikë, do t’ju dërgoj në një burg në El Salvador, Kosovë ose diku tjetër, pa asnjë hezitim ”, është shprehur Farage. Plani i Reform UK synon të largojë nga burgjet britanike rreth 10 mijë shtetas të huaj , me arsyetimin se kjo do të krijonte hapësirë për të burgosurit e tjerë dhe do të lehtësonte krizën e kapaciteteve në burgje.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Partia e Farage synon që ata të transferohen fillimisht në vendet e tyre të origjinës. Nëse kjo nuk është e mundur, Reform UK propozon që të përdoren burgje në vende të treta. Në dokumentin e saj politik, Reform UK e kishte përmendur më herët Kosovën si një nga vendet që mund të përfshihet në këtë skemë, ndërsa tani propozimi është rikthyer në qendër të debatit politik britanik.

Farage ka deklaruar se transferimi i të burgosurve jashtë Britanisë do të kushtonte më pak se mbajtja e tyre në burgjet britanike. Sipas tij, një pjesë e kapacitetit të burgjeve mund të merret me qira në vende të treta. “Për të strehuar një të burgosur të huaj në El Salvador do të kushtojë gjysmën e kostos së mbajtjes së tij në këtë vend” , tha Farage gjatë prezantimit të planit.

Ndërkohë, zëdhënësi i Reform UK për Punët e Brendshme, Zia Yusuf, tha se partia do të sigurohej që personat e dënuar për krime të rënda, përfshirë vrasje, përdhunime dhe dhunë serioze, ta vuajnë të plotë dënimin. “ Nëse vendet e tyre nuk i pranojnë, do t’i dërgojmë të vuajnë dënimin në vende si El Salvadori dhe Kosova ”, deklaroi Yusuf.

Reform UK thotë se krahas transferimit të të burgosurve të huaj, synon të krijojë edhe rreth 12 mijë vende të reja në burgje , përmes ndërtimit të objekteve modulare. Propozimi ka shkaktuar reagime të forta në Britani. Kritikët kanë ngritur pikëpyetje mbi ligjshmërinë, koston dhe mënyrën se si do të realizohej një marrëveshje e tillë me shtetet e tjera.

Amnesty International e ka kritikuar ashpër planin, veçanërisht për shkak të shqetësimeve mbi kushtet dhe të drejtat e njeriut në burgjet e El Salvadorit. Megjithatë, për Kosovën, deklarata e Farage është veçanërisht interesante pasi vendi është përmendur publikisht nga një prej figurave kryesore të politikës britanike si një destinacion i mundshëm për transferimin e të burgosurve të huaj.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com