Ndërprerje e përkohshme e ujit, KRU “Prishtina” njofton për punime në sheshin “George Bush”

0%

Kompania Rajonale e Ujësjellësit njofton qytetarët se në sheshin “George B ush” ka një intervenim në rrjetin e ujësjellësit. Sipas njoftimit të KRU-së, për shkak të punimeve do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë deri në përfundimin e intervenimit. Tutje në njoftim thuhet se ekipet janë në terren dhe po punojnë për sanimin e problemit sa më shpejt të jetë e mundur. “

‘KRU’ u kërkon mirëkuptim qytetarëve të prekur nga kjo ndërprerje dhe shpreson që furnizimi me ujë të rikthehet në normalitet brenda afatit më të shkurtër të mundshëm”, thuhet në njoftim.

Burimi: Telegrafi