Tërmetet në Venezuelë lënë të paktën 32 të vdekur dhe mbi 700 të plagosur

0%

Të paktën 32 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 700 të tjerë janë plagosur në Venezuelë, pasi vendi u godit nga dy tërmete të fuqishme që kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe panik në popullatë. Presidentja e përkohshme, Delcy Rodríguez, ka shpallur gjendjen e emergjencës në mbarë vendin, ndërsa autoritetet po vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit në zonat më të prekura.

Sipas saj, deri tani janë konfirmuar 32 viktima dhe mbi 700 të plagosur, ndërsa ende nuk ka të dhëna të plota nga rajoni i La Guaira, i cili konsiderohet si zona më e goditur nga fatkeqësia. Dy tërmetet, me magnitudë 7.2 dhe 7.5, kanë goditur të njëjtën zonë të Venezuelës. Pas tyre janë regjistruar të paktën 20 pasgoditje, sipas të dhënave të monitorimit sizmik.

Lëkundjet kanë shkaktuar shembje ndërtesash në kryeqytetin Caracas, ndërsa aeroporti kryesor i vendit është mbyllur për arsye sigurie. Qytetarët kanë dalë me panik në rrugë, ndërsa ekipet e emergjencës po vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar nën rrënoja. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com