Britania “digjet” nga vala e të nxehtit, thyhet rekordi historik i qershorit pas 50 vitesh

0%

Mbretëria e Bashkuar ka thyer rekordin e saj për temperaturën më të lartë të regjistruar ndonjëherë në muajin qershor, për herë të tretë brenda së njëjtës ditë. Temperatura arriti në 36.1 gradë Celsius (96.98°F) në qarkun e Hampshire, sipas konfirmimit të Shërbimit Meteorologjik Britanik, raporton CNN.

“Të dhënat e reja tregojnë një rekord të ri të përkohshëm për muajin qershor: 36.1°C në Gosport.” Rekordi i mëparshëm i qershorit, 35.6°C (96.08°F), ishte vendosur në vitin 1976 gjatë një vale historike të të nxehtit, e cila shkaktoi dështime të korrjeve, rritje të çmimeve të ushqimeve dhe qindra vdekje të lidhura me temperaturat ekstreme.

Ky rekord kishte mbetur i pathyer për plot 50 vjet. Autoritetet britanike kanë lëshuar paralajmërime të kuqe për vapë ekstreme, të cilat do të mbeten në fuqi edhe gjatë së enjte, pasi temperaturat e larta pritet të vazhdojnë në shumë pjesë të vendit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot