Thyhet rekordi i temperaturës më të lartë të qershorit në Mbretërinë e Bashkuar për herë të tretë brenda ditës

0%

Mbretëria e Bashkuar e ka thyer rekordin për temperaturën më të lartë të regjistruar në qershor për herë të tretë brenda një dite me termometrin që arriti në 36.1 gradë Celsius apo 96.98 gradë Fahrenhait në një qytet bregdetar të qarkut Hampshire, në bregun jugor, ka konfirmuar Zyra Meteorologjike e Mbretërisë së Bashkuar (UK Met Office), raporton CNN.

“Ne ende nuk kemi mbaruar!” – ka ironizuar Zyra Meteorologjike (Met Office) në një postim në platformën X në orët e para të mbrëmjes. “Shifrat e reja tregojnë një rekord të ri paraprak për muajin qershor prej 36.1°C në Gosport.” – vazhdon njoftimi.

Rekordi paraprak i qershorit i Anglisë ishte 35.6 gradë Celsius apo 96.08 gradë Farenhait më 1967 gjatë një vale të të nxehtit historike që dëmtoi vreshtat, çmimet e produkteve u rritën dhe u regjistruan qindra vdekje të ndikuara nga nxehtësia. K rekord vazhdoi të jetë rekord i pathyer për 50 vjet.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Paralajmërimet për vapën maksimale shtrihen edhe gjatë së enjtes, më , pasi temperaturat e larta pritet të vazhdojnë.

Burimi: Kallxo