MMPH: Deponitë sanitare do të pranojnë mbeturina nga qytetarët

0%

Në kuadër të aksionit më të madh për pastrimin e vendit, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor njofton se, për herë të parë, qytetarët do të kenë mundësi t’i dorëzojnë mbeturinat e tyre në deponitë sanitare të Kompanisë për Menaxhimin e Deponive në Kosovë (KMDK).

“Ky është një hap i rëndësishëm drejt eliminimit të deponive ilegale dhe krijimit të një sistemi më të rregullt, të sigurt dhe të ligjshëm për menaxhimin e mbeturinave”, thuhet në njoftim. Pranimi i mbeturinave nga qytetarët do të bëhet në deponitë sanitare në: Mirash, Landovicë, Velekincë dhe Dumnicë.

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, njofton se pranimi do të bëhet çdo të shtunë, nga ora deri në , me tarifë 10.31 euro për ton, ndërsa pagesa do të kryhet vetëm me kartelë bankare. “Në deponi do të lejohen vetëm mbeturinat e parrezikshme, sipas legjislacionit në fuqi, ndërsa mbeturinat e rrezikshme, toksike, spitalore, shpërthyese apo të ndaluara me ligj nuk do të pranohen.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Tashmë qytetarët kanë një mundësi të ligjshme për deponimin e mbeturinave, andaj çdo hedhje e tyre në natyrë apo në vende të papërshtatshme do të trajtohet me tolerancë zero dhe do të ndëshkohet sipas ligjit. Mbrojtja e mjedisit është përgjegjësi e secilit prej nesh” , thuhet në njoftim.

Burimi: Bota Sot