Mesfushori bën Tiranën të “pendohet” për largimin! I papërmbajtshëm

0%

Mesfushori brazilian, Rafa u largua çuditërisht nga Tirana gjatë kësaj merkato verore. Edhe pse u konsiderua “motor” në skuadrën bardheblu gjatë sezonit të kaluar, ndryshe nga sa prodhoi grupi në përgjithësi (rrezikuan mbijetesën në Superiore), 26-vjeçari vendosi të bashkohej me Shkëndijën e Tetovës në Maqedoninë e Veriut.

Në “derbin” kundër Vardarit, e fituar 2 – 0 prej tetovarëve, Rafa zhvilloi paraqitje të jashtëzakonshme, edhe pse u fut në fushë vetëm përgjatë pjesës së dytë. Pikërisht kur braziliani u inkuadrua në lojë, Shkëndija ndryshoi “marsh”. Në rrjetet sociale, mesfushori ka postuar videon e rasteve kur ai ishte protagonist në fushë, ndërsa rendimenti i Rafës bën që Tirana të “pendohet”.

Burimi: Bota Sot