Ronaldo debuton sonte në Botërorin e tij të gjashtë

0%

Sonte në orën , vëmendja e gjithë botës së futbollit do të jetë mbi Portugalinë, e cila nis rrugëtimin në Botërorin 2026 përballë Republikës Demokratike të Kongos. Ky takim do të hyjë direkt në historinë e sportit, pasi shënon debutimin zyrtar të Cristiano Ronaldos në Kupën e tij të gjashtë të Botës, një arritje absolute dhe e paprecedentë në historinë e futbollit. Në moshën 41-vjeçare, legjenda portugeze zbret në fushë si pika kryesore e sulmit të Roberto Martínezit, i gatshëm për të thyer të tjerë rekorde. Portugalia futet në këtë ndeshje si favorite absolute, e mbushur me yje në repartin ofensiv, ku pritet të kërkojë një fitore bindëse që në start. Formacionet e mundshme: Portugalia (4-3-3) : Costa, Cancelo, Veiga, Inacio, Mendes, Vitinha, Fernandes, Neves, Silva, Ronaldo, Neto Republika Demokratike e Kongos (3-4-1-2): Mpasi-Nzau, Tuanzebe, Mbemba, Kapuadi, Masuaku, Mukau, Sadiki, Wan-Bissaka, Moutoussamy, Bakambu, Wissa

Burimi: Bota Sot