Holanda nis bisedimet me trajnerin që u shkarkua pas eliminimit nga

0%

Në kërkim të një trajneri të ri pas largimit të Ronald Kuman, Holanda po vlerëson Roberto Martinez. Sipas De Telegraaf, Shoqata Holandeze e Futbollit ka nisur kontaktin fillestar me ish-trajnerin e Portugalisë, i cili u largua pas eliminimit në raundin e 16-të të Kupës së Botës 2026.

Opsioni i Martinez po fiton terren pas refuzimit të Arne Slot, i cili preferon të vazhdojë karrierën e tij në klub dhe pavarësisht gatishmërisë së Luis van Gal për t’u rikthyer në krye. Nëse marrëveshja realizohet, trajneri spanjoll do të bëhej trajneri i parë i huaj që drejton “tulipanët” që nga austriaku Ernst Hapel në vitin 1978.

Burimi: Bota Sot