Premtim Haxhimusa po konsiderohet një nga emrat më premtues të futbollit të moshave të reja në Gjermani. Kapiten i Fortuna Düsseldorf U13 dhe i nënshkruar me Adidas, ai po e ndërton hap pas hapi rrugën drejt futbollit të madh, me disiplinë dhe përkushtim të jashtëzakonshëm. Premtimi rrjedh nga një familje e njohur për lojën e futbollit, sidomos në rajonin e Ferizajt.
Babai i tij Bujar Haxhimusa ka qenë gjithashtu futbollist, para se të emigronte në Gjermani. Në një intervistë për Telegrafin, Premtimi ka folur për rutinën ditore, sukseset e tij të fundit dhe ëndrrat e mëdha. Jeta e tij e përditshme është e mbushur me ritëm, por edhe sakrificë.
Shkolla nga ora deri në pasohet menjëherë nga stërvitjet në akademinë e Fortuna Düsseldorf (NLZ), ku ai stërvitet katër herë në javë nga ora deri në . Fundjavat i kalon në ndeshje dhe turne në Gjermani, Belgjikë dhe Holandë, duke u përballur me ekipe të ndryshme dhe nivel të lartë konkurrence. “Është një rutinë paksa e gjatë, por unë e dua këtë jetë.
Futbolli është gjithçka për mua dhe çdo ditë mundohem të jem më i mirë se dje,” thotë Premtimi, duke treguar mentalitetin e tij të fortë për sukses. Të qenit kapiten në një akademi si Fortuna Düsseldorf për të është një nder i madh dhe një përgjegjësi që e motivon çdo ditë dhe këtë e thotë me krenari.
Ai e sheh këtë rol si besim nga trajnerët dhe shokët e skuadrës, gjë që e shtyn të udhëheqë me shembull në fushë. Në karrierën e tij të re, ai ka pasur përballje të rëndësishme ndaj klubeve të mëdha evropiane në turne të ndryshëm.
Ai veçon ndeshjet kundër Juventusit dhe Bayern München, ku ka arritur të shënojë dhe të vendosë ndeshje, por gjithashtu kujton me respekt edhe duelet kundër Ajaxit, Anderlechtit, Interit, PSV Eindhoven dhe Borussia Dortmundit. “Kur luan kundër këtyre ekipeve, e kupton sa larg mund të shkosh nëse punon fort çdo ditë. Janë ndeshje që të rrisin shumë si lojtar,” shprehet ai.
Premtimi ndjek me familjen ndeshjet e Kombëtares së Kosovës dhe e mbështet fuqishëm futbollin kosovar, duke veçuar Fisnik Asllanin si një nga lojtarët që i pëlqen më shumë. Në nivel ndërkombëtar, tani kur po zhvillohet edhe Kupa e Botës, ai e admiron Argjentinën si ekip, ndërsa si futbollist që e inspiron veçon Felix Nmecha, i cili po ka paraqitje brilante deri më tani me Gjermaninë.
Një nga momentet më të veçanta të karrierës së tij deri tani është nënshkrimi me Adidas, një ëndërr familjare që u bë realitet. “Ishte ëndrra e babit tim. Kur e arrita këtë, u ndjeva shumë krenar, sepse e bëra atë të lumtur. Dua të falënderoj familjen, shoqërinë, Fortuna Düsseldorf dhe të gjithë ata që më mbështesin çdo ditë”. thotë ai me emocion.
Në fund, ëndrra e tij mbetet e qartë: një ditë të veshë fanellën e Bayern München dhe të arrijë në nivelet më të larta të futbollit botëror. Në fund, Premtim Haxhimusa falënderon familjen e tij, prindërit që i quan shtylla më e fortë, Fortuna Düsseldorf, trajnerët dhe klubin e tij të parë Turu Düsseldorf për mbështetjen në rrugëtimin e tij.
