Formacionet zyrtare, Zvicër – Kanada: Luhet për vendin e parë

0%

Dy kombëtare, Zvicra dhe Kanadaja, vijnë me synime të qarta, kreun e renditjes, në këtë përballje të madhe, ndërsa tani janë publikuar formacionet zyrtare pak para fillimit të ndeshjes. Zvicra hyn në fushë me një strukturë të balancuar dhe shumë përvojë në të gjitha repartet. Në portë është Kobel, ndërsa mbrojtja përbëhet nga Jaquez, Elvedi, Akanji dhe Ricardo Rodríguez.

Në mesfushë vendosen liderët Xhaka dhe Freuler, të shoqëruar nga Manzambi dhe Sow për më shumë dinamizëm. Sulmi i besuar i takon Vargas dhe Embolo. Nga ana tjetër, Kanadaja paraqitet me një formacion të fortë dhe të organizuar. Në portë është Crépeau, ndërsa në mbrojtje luajnë Johnston, De Fougerolles, Cornelius dhe Laryea. Në sulm dyshja e rrezikshme Jonathan David dhe Cyle Larin.

Një duel që premton intensitet, ritëm të lartë dhe shumë duele në mesfushë. Zvicra: Kobel; Jaquez, Elvedi, Akanji, Ricardo Rodríguez; Xhaka, Manzambi, Sow, Freuler; Vargas, E mbolo Kanadaja: Crépeau; Johnston, De Fougerolles, Cornelius, Laryea; Choiniere, Saliba, Buchanan, Ali Ahmed; Jonathan David, Larin. / Telegrafi

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi