Tifozët e një kombëtareje të Botërorit rrezikojnë të dënohen

0%

Përpara Kupës së Botës 2026, FIFA e bëri të qartë në rregulloret e saj se çdo send me karakter politik, fyes ose diskriminues është i ndaluar brenda stadiumeve, përfshirë flamujt, pankartat, sloganet dhe veshjet.

Kjo u pa edhe në vendimin për ta detyruar Haitin të ndryshonte dizajnin e fanellës së saj për turneun, pasi versioni fillestar paraqiste në pjesën e përparme “Battle of Vertières”. Kjo betejë e famshme në vitin 1803 pati një rol vendimtar në sigurimin e pavarësisë së Haitit nga Franca një vit më vonë.

Tifozët nga e gjithë bota u paralajmëruan që të mos sillnin në stadiume objekte që mund të shkaktonin polemika për shkak të natyrës së tyre politike. Megjithatë, duket se këto paralajmërime nuk kanë qenë plotësisht efektive dhe FIFA mund të detyrohet të ndërmarrë masa pas një incidenti që përfshin tifozët e një kombëtareje.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Një flamur i njohur si “Rising Sun” (Dielli në Lindje) u pa në tribunat gjatë ndeshjes mes Japonia dhe Tunizia, duke shkaktuar zemërim në vende si Kina dhe Koreja e Jugut.

Ky flamur konsiderohet gjerësisht si simbol i agresionit ushtarak dhe sundimit kolonial japonez, pasi u përdor nga Ushtria Perandorake Japoneze para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur Japonia pushtoi vende të ndryshme në rajonin Azi-Paqësor, përfshirë Kinën, Korenë e Jugut dhe Filipinet. Për shumë njerëz në këto vende, ai lidhet me kujtime të dhimbshme historike dhe trauma të luftës.

Si rezultat, përdorimi i tij në ngjarje sportive ndërkombëtare dhe platforma të tjera globale ka shkaktuar vazhdimisht polemika. Sipas raportimeve mediatike dhe gazetës “Global Times”, tifozët japonezë kishin tentuar të sillnin flamurin “Rising Sun” edhe gjatë Botërorit 2022, por personeli i sigurisë ndërhyri menjëherë dhe i pengoi ata ta shfaqnin atë brenda stadiumeve.

Në reagim ndaj shfaqjes së flamurit në këtë ndeshje, Seong-Deok Seo, profesor në Sungshin Women’s University, ka paraqitur një ankesë zyrtare pranë FIFA-s. Sipas “Asia Business Daily”, ai deklaroi: “Është për të ardhur keq që masa të tilla nuk u morën në këtë Kupë Bote në Amerikën e Veriut dhe Qendrore.

Është e papranueshme që flamuri Rising Sun të shfaqet në Kupën e Botës, një aktivitet që synon të bashkojë njerëzit përtej kombësive dhe racave . Për tifozët aziatikë të futbollit, përdorimi i këtij flamuri është një kujtesë e dhimbshme e luftës.

FIFA duhet t’i ndalojë tifozët japonezë që ta sjellin flamurin Rising Sun në stadiume në të ardhmen dhe të marrë masa të menjëhershme për të parandaluar përsëritjen e incidenteve të tilla. Ky incident duhet të shërbejë si një mundësi për t’i informuar tifozët e futbollit në mbarë botën, të cilët mund të mos e njohin historinë e tij, për problemet që lidhen me këtë flamur.

Mbi të gjitha, do të bëj maksimumin për të siguruar zhdukjen e plotë të flamurit Rising Sun përmes debatit dhe ndërgjegjësimit ndërkombëtar të vazhdueshëm”.

Burimi: Bota Sot