Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuare për vjedhje

0%

Policia e Kosovës, ka kërkuar bashkëpunim me qytetarët për identifikimin e një personi që kërkohet për vjedhje. Policia ka publikuar fotografinë e të dyshuarës, dhe ka kërkuar nga qytetarët që kanë informata për të, ta kontaktojnë PK’në.

Postimi : Kërkesë për bashkëpunim Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi. Personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në veprën penale “Vjedhje”.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected] .

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot