Vdes një person në Fushë Kosovë, dyshohet se ra nga ndërtesa

0%

Një person ka vdekur në Fushë Kosovë, i cili dyshohet se ka rënë nga një ndërtesë, të mërkurën, më . Për këtë rast, ekipe të Policisë dhe organeve tjera kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në disa pamje që ka siguruar KALLXO.com, ekipet e sigurisë ishin në vendin e ngjarjes.

KALLXO.com e ka pyetur dhe telefonuar Flora Ahmetin, zëdhënësen e Policisë për rajonin e Prishtinës, për këtë rast, por nuk është përgjigjur deri në publikimin e lajmit.

Burimi: Kallxo