Lirohen për t’u mbrojtur në liri të gjithë të dyshuarit për bixhoz të paligjshëm në rajonin e Mitrovicës

0%

Janë liruar për t’u mbrojtur në liri 17 të dyshuarit për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm në rajonin e Mitrovicës. Lajmin e ka konfirmuar për KALLXO.com, zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Hateme Haxhaj, e cila tha se Prokuroria kishte paraqitur propozim për ndërprerjen e masës së paraburgimit.

“Rrjedhimisht, ndaj të gjithë të pandehurve është ndërprerë masa e paraburgimit dhe të njëjtit janë liruar për t’u mbrojtur në liri” – ka theksuar Haxhaj. KALLXO.com kishte raportuar se Gjykata ua kishte vazhduar masën e paraburgimit edhe për një muaj 17 prej 27 të dyshuarve, ndërsa 10 të tjerë ishin liruar për t’u mbrojtur në liri.

Fillimisht, Gjykata kishte caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për secilin nga të dyshuarit. Masën e paraburgimit për dy muaj e kishin mbajtur Arbër Berani, Dardan Sahiti, Bujar Muli, Nexhat Maloku, Raif Sylaj, Besim Islami, Blerim Berisha, Atdhe Rexhepi, Andi Maxhuni, Daut Maloku, Arbër Miftari, Xhevat Syla, Driton Uka, Arben Muja, Elvir Makiqi, Burim Makiqi dhe Enis Llapashtica.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Arrestimet ishin kryer më 18 prill, pas një sërë operacionesh të koordinuara të realizuara nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda.

Operacionet ishin zhvilluar në rajonin e Mitrovicës, Vushtrrisë, Istogut dhe Skenderajt, me qëllim të luftimit të veprimtarive të kundërligjshme që ndërlidhen me organizimin e skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

Pazari me të hollat e basteve në kafiteri në Mitrovicë Në dosje të Prokurorisë theksohet se janë vëzhguar “Offside Sport Bar”, “Caffe Time- Game One”, “Caffe Bar Fisi”, lokali pa emër, ku në këto lokale janë vërejtur persona të ndryshëm, ndërsa në TV shfaqeshin ndeshje futbolli.

Nga përgjimi i telekomunikimeve, sipas Prokurorisë, dyshohet se disa persona kanë kryer veprimtari të kundërligjshme të aktiviteteve të basteve online përmes aplikacioneve të ndryshme. E madje disa prej tyre, përmes kamarierëve në kafiteri, bënin pranimin, shpërndarjen dhe qarkullimin e mjeteve monetare që burojnë nga ky aktivitet.

“Një klient futet në lokal, i jep kamarierit para dhe del nga lokali, e gjatë gjithë kohës klientët nuk kanë as ushqim, as pije por vetëm bënin pagesa dhe largoheshin nga lokali”- thuhet në shkresat e Prokurorisë.

Prokuroria pretendon se përdoreshin edhe udhëzime të drejtpërdrejta si: “Tërheki qato krejt çka i ki, tërheqi ato nja 1000” e “Qitmi 5 euro”, “Okej hajt”, “150 krejt, ma nuk të qoj”. E dikush tjetër, me paratë e borxhit për të cilat kishte ngrënë dajak, kishte luajtur bastore.

“I pandehuri e njofton personin tjetër se borxhliun e kishte dërguar në një bodrum dhe kishte ushtruar dhunë fizike ndaj tij, derisa një person tjetër ka ardhur dhe ka shlyer borxhin. Sipas të pandehurit, borxhliu me paratë të cilat i kishte marrë nga i pandehuri, kishte luajtur bastore”- theksohet në dosje.

Lokalet me bastoret online në Vushtrri Për të njejtën vepër penale në Vushtrri, të ndaluar nga Policia e Kosovës, më , ishin Arben Muja, Safet Selaci, Elvir Makiqi, Burim Makiqi, Benjamin Vatovci dhe Enis Llapashtica. Të gjashtëve, Gjykata e Mitrovicës u kishte caktuar nga një muaj paraburgim.

Prokuroria kishte zbatuar masa të fshehta përmes të cilave kishte siguruar komunikime gjatë një ndeshjeje futbolli, pikërisht në atë lokal.

“Gjatë zbatimit të masës, në orën , është zhvilluar ndeshja e futbollit ndërmjet Newcastle dhe Manchester City, dhe në momentin kur Manchester City shënon gol, një person i ulur në kafiteri dëgjohet duke thënë: ‘City menjëherë ja dha, a 2-sh’”- thuhet në dosjen e kërkesës për caktimin e paraburgimit ndaj të dyshuarve.

Bixhoz në shtëpi Në Skenderaj, në prangat e Policisë ranë Blerim Gecaj dhe Ylber Ahmeti. Edhe ndaj tyre Gjykata kishte shqiptuar masën e paraburgimit në afat prej një muaji.

Provat materiale të cilat Prokuroria i pasqyron në dosje janë: raportet policore dhe veprimet paraprake hetimore, masat e veçanta hetimore, nga të cilat janë evidentuar hyrje- dalje të personave në lokacionet e dyshuara, procesverbalet dhe vërtetimet mbi sekuestrimin e përkohshëm të sendeve, kontrollin e pajisjeve elektronike, deklaratat e të dyshuarve, si dhe rrethanat e gjetjes së mjeteve, shënimeve dhe parasë në lokacionet përkatëse.

Prokuroria pretendon se në katin e dytë të shtëpisë së njërit nga të dyshuarit në rrugën “Fehmi dhe Xhevë Lladrovci”, në vazhdimësi ka organizuar dhe mundësuar zhvillimin e aktivitetit të kundërligjshëm të bixhozit online dhe lojërave të fatit.

“Janë sekustruar telefona mobilë, letra bixhozi, bllok më shënime, qipa të pokerit, domino, laptop dhe para të gatshme në shumën prej 22 mijë eurove”- theksohet në dosjen e Prokurorisë.

Aksioni i Prokurorisë Bazuar në raportet zyrtare, gjatë këtyre operacioneve ishin arritur këto rezultate: Janë shoqëruar 34 persona të dyshuar, janë kontrolluar rreth 50 lokacione të ndryshme, përfshirë lokale afariste dhe shtëpi private, janë sekuestruar prova materiale që ndërlidhen me veprat penale, përfshirë: rreth 170,000 euro para të gatshme, pesë (5) automjete, armë zjarri, si dhe pajisje dhe materiale të tjera të përdorura për zhvillimin e aktiviteteve të kundërligjshme.

Me vendim të prokurorit kompetent: 29 të dyshuar ishin dërguar në mbajtje, ndërsa të dyshuarit e tjerë ishin liruar në procedurë të rregullt.

Burimi: Kallxo