Lutfi Haziri: Nominimi për presidente i Vjosa Osmanit mbetet i vetmi emër nga radhët e LDK-së

0%

Lutfi Haziri, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka sqaruar se asgjë s’ka ndryshuar sa i përket kandidatit të tyre për president e që sipas tij, është emri i vetëm i LDK-së për këtë pozitë – ish-presidentja Vjosa Osmani. Ky sqarim i tij vjen pak orë pas deklarimit që u raportua se e ka dhënë për Radio Evropën e Lirë për çështjen e presidentit.

REL raportoi se Haziri ka deklaruar që LDK mund të unifikohet dhe t’i ofrojë votat e 18 deputetëve të saj të zgjedhur në Kuvendin e Kosovës, në rast se Lëvizja Vetëvendosje, si partia e parë fituese e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 qershorit, i ofron postin e presidentit të vendit në një marrëveshje eventuale.

Sipas deklaratës së Hazirit të publikuar në REL, votat e LDK-së mund të unifikohen në rast se emri i presidentit del nga radhët e LDK-së dhe jo përtej kësaj partie. “Në rast se ky emër është Lumiri [Abdixhiku, kryetar i partisë] ose emri im, atëherë mund të unifikohemi. Lumirit i bie të jetë i pari, sipas detyrës zyrtare, sepse është kryetar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pas Lumirit, konsensus më të madh [brenda LDK-së] kam unë” – është cituar Haziri. Kurse, në sqarimin e tij, Haziri thotë se “ Nominimi për presidente i Vjosa Osmanit mbetet i vetmi emër nga radhët e LDK-së.” “Në kuadër të debatit paszgjedhor, në emër të LDK-së kam paraqitur parimet gjithëpërfshirëse dhe modalitetet për bashkëpunim të mundshëm, për krijimin e stabilitetit politik dhe institucional.

Kryetari Lumir Abdixhiku mbetet adresa e vetme për zhvillimin e proceseve politike në të ardhmen e afërt.” – Haziri në Facebook. Ai lë mundësinë që kërkesat politike, çfarëdo natyre qofshin, do të trajtohen brenda strukturave legale të LDK-së. “Demokracia është barazvlefshme me lirinë dhe pavarësinë e Republikës. Kauza “një parti, një shtet” është kauzë e humbur.

Askush mbi Republikën!” – ka shtuar ai. LDK garoi në zgjedhjet e 7 qershorit 2026 me kandidatin për kryeministër Lumir Abdixhiku dhe kandidaten për presidente, Vjosa Osmanin. Por, rezultatet e deritanishme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që ende nuk janë çertifikuar, e nxori këtë parti të tretën, pas LVV-së e PDK-së.

Në anën tjetër, kohëve të fundit, Adixhiku po përballet me kërkesa nga dega e LDK-së në Lipjan, Pejë dhe Dega e dytë në Prishtinë, për të dhënë dorëheqje nga udhëheqja e Lidhjes. Abidxhiku reagoi fuqishëm duke bërë të ditur se nuk tërhiqet nga ky post edhe pas rezultatit zgjedhor.

Burimi: Kallxo